Tech

Porsche thotë se s’do të bëjë motorë më të vegjël se 2.0-litërsh

Gjiganti gjerman, Porsche, thotë se nuk do të prodhojë motorë më të vegjël se 2.0-litërsh. Modelet 718 Boxster dhe Cayman do të mbesin modelet me motorin më të vogël nga kompania

Njoftimi zyrtar nga kompania u prezantua këtë javë në Los Angeles Auto Show nga Michael Steiner, anëtar i bordit për Hulumtim dhe Zhvillim.

Ai theksoi se çdo motor nën 2.0-litra mund të krijohet, por nuk paraqet ide të mirë për kompaninë.

Sipas kompanisë, për të krijuar një motor më të vogël duhet të ketë kombinim hibrid me motorë elektrikë.

the authorE B