Policia në kontenë Lucas në Ohio të SHBA-ve, ka përdorur një metodë interesante për të gjurmuar veturën e një krimineli.
Ndjekjet me shpejtësi të lartë të veturave të kriminelëve brenda qyteteve janë të rrezikshme dhe shumë herë policia është dashur të heqë dorë nga këto ndjekje. Policia në kontenë Lucas në Ohio, tani po përdorë një metodë interesante të gjurmimit të këtyre veturave, transmeton Express.
Ata po përdorin pajisje GPS të cilat lëshohen në formën e shigjetave në veturat të cilat largohen nga policia. Me anë të kësaj metode është arritur të kapen kriminel të ndryshëm, pa rrezikuar sigurinë e qytetarëve gjatë ndjekjeve.