Trajneri i ri Mauricio Pochettino është i bindur se 22 vjeçari do të qëndrojë në Parkun e Princave për një kohë të gjatë, pavarësisht se ishte i lidhur vazhdimisht me një lëvizje në Real Madrid.
Pochettino ka zhvilluar një intervistë të gjatë me MARCA, ku edhe ka konfirmuar qëndrimin e Kylian Mbappes në Paris Saint-Germain.
Ka shumë spekulime dhe raportime të ndryshme se Real Madrid janë të interesuar për të siguruar shërbimet e francezit Mbappe, shkruan lajmi.net.
Edhe Pochettino mendon njësoj: “Është e vërtetë se ka shumë spekulime por dëshira e klubit dhe sigurisht e imja është që ai të qëndrojë këtu edhe për shumë vite të tjera”, u shpreh ai.
“Ai duhet të marrë një vendim për të ardhmen, ai duket shumë i lumtur dhe i përkushtuar në projektin e klubit”.
Mbappe, ashtu si Neymar, ka një kontratë në PSG deri në vitin 2022 dhe flitet shumë për të ardhmen e tij, ndërsa vetë PSG-ja ka qenë e lidhur me Lionel Messin dhe Sergio Ramosin./Lajmi.net/