Sport

Pique e Griezmann së bashku në Madison Square Garden

Gerard Pique nuk ishte ylli i vetëm i La Ligës që e përcolli drejtpërdrejt nga stadiumi ndeshjes e basketbollit amerikan mes New York Knicks dhe Philadelphia 76.

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann po ashtu ishte në Madison Square Garden në New York për ta shijuar NBA-në, edhe pse francezi, për dallim nga Pique, e shikoi ndeshjen nga zona e lartë e Madison, transmeton Express.

Është e çuditshme sepse Pique dhe Griezmann mund të jenë bashkëlojtarë nga vera e ardhshme. Edhe pse nuk dihet nëse dyshja është takuar gjatë kësaj ndeshjeje, qendërmbrojtësi spanjoll mund ta ketë bindur sulmuesin francez të kalojë te Barcelona. /Express/

the authorE B