Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Phil Neville, e ka kritikuar ashpër mesfushorin shqiptar të Arsenalit, Granit Xhakën, duke e quajtur fals.
Xhaka luajti një rol të rëndësishëm për Zvicrën gjatë periudhës së tyre në Kampionatin Botëror, duke shënuar një gol kundër Serbisë në fitoren 2:1, që ia siguroi kalimin e Fazës Grupore, transmeton Gazeta Express.
Edhe pse Xhaka dhe skuadra e tij dështuan që të kalojnë në çerekfinale pas humbjes që pësuan nga Suedia me rezultatin 1:0 në Saint Petersburg, Neville nuk ka qenë i impresionuar me lojën e tij.
“Granit Xhaka me siguri mendon se ka bërë një lojë të mirë duke pasuar topin te lojtarët e krahut, por ai i shkaktoi skuadrës së tij pësimin e golit”, tha Neville në ITV gjatë mbulimit të ndeshjeve të Botërorit.
“Ai i lejon lojtarët që ta kalojnë atë shumë lehtë dhe ai është kryesori në mesfushë. Ai është fals”.
Graniti kompletoi 3,116 pasime në Premier Ligë stinorin e kaluar, që e bëri lojtarin me më së shumti pasime të kompletuara. /Gazeta Express/