Sport

Pesë lojtarët që Barcelona do t’i blejë në janar, listës i prin Ozil

Ylli i Arsenalit, Mesut Ozil, i prin listës prej pesë futbollistëve që Ernesto Valverde dëshiron t’i sjellë në Barcelonë gjatë afatit kalimtar të janarit, sipas Express.
Ozil, të cilit i skadon kontrata me Arsenalin në fund të sezonit, është i lakmuar në “Camp Nou”, dhe mund të jetë në dispozicion në tregun e transferimeve të janarit, nëse Arsenali dëshiron të mos e humbë gjermanin falas, transmeton Express.

Por, ylli gjerman është vetëm njëri prej emrave që lidhen me Barçën, përkrahë Nabir Fekir, Aleksandr Golovin, Max Meyer dhe Leon Goretzka. /Express/

the authorE B