Tifozët e Barcelonës dhe PSV Eindhovenit janë përleshur në rrugë duke krijuar skena të shëmtuara para ndeshjes së mbrëmshme në Ligën e Kampionëve.
Pamjet, që duket se janë xhiruar nga ballkoni e një ndërtesës, shfaqin dy palët e tifozëve duke u përleshur mes vete me karrige dhe fishekzjarrë, transmeton Gazeta Express.
Tifozët tjerë mund të shihen duke ikur nga përleshja që e prishi një natë fantastike të futbollit në Katalonjë, të paktën për vendasit.
Barcelona fitojë 4-0 falë magjisë së Lionel Messit, i cili shënoi het-trik, dhe golit të mrekullueshëm të Ousmane Dembeles.