Florentino Perez, presidenti i Real Madrid, ka bërë të ditur se Gareth Bale nuk është në shitje
Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez ka një lajm të mirë për tifozët e skuadrës. Ai ka bërë të ditur se Gareth Bale do t’i mbetet besnik skuadrës madrilene.
Ditëve të fundit është përfolur se Bale do të transferohet në Manchester United, gjashtë kësaj vere, në klubi e transferon Kylian Mbappen nga Monaco. Por, këtë e ka mohuar Perez.
“Unë nuk mendoj ta shes Balen, ai është i rëndësishëm për ne dhe është një nga më të mirat në botë”, ka deklaruar Perez.
Bale së fundit e ka vazhduar kontratën me kampionin e Spanjës dhe Evropës deri në vitin 2022. /Express/