Sport

Perez kërcënon Juventusin: Do ta lëmë shpirtin në fushë

Florentino Perez ka thënë se Real Madridi do ta lë edhe shpirtin në fushë ndaj Juvetusit, vetëm për ta fituar sërish Ligën e Kampionëve.

“Zonja e Vjetër” dëshiron ta përsërisë atë që bëri Interi në vitin 2010, duke fituar tripletën e famshme. Juve tashmë ka fituar Ligën dhe Kupën e Italisë.

Derisa Real Madridi dëshiron të fitojë këtë trofe dhe të shkruajë histori, duke u bërë skuadra e vetme që e fiton dy herë me radhë.

Finalja e Ligës së Kampionëve zhvillohet me 3 qershor në Kardif, ku parashikohet një sfidë tejet e nxehtë.

Numri një i klubit spanjoll, Florentino Perez, gjatë festës në Madrid për titullin e 33 të Spanjës, foli për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit.

Ai në prani të trajnerit, lojtarëve dhe shumë të tjerëve, tha se ky Real Madrid do ta lë edhe shpirtin në fushë në natën e tre qershorit, vetëm që ta fitojë sërish Champions Leaguen.

“Tani kemi finalen e 3 qershorit”, tha Perez para gazetarëve dhe lojtarëve.

“Nuk do të jetë e lehtë, por do të japim shpirtin në fushë deri në sekondën e fundit që të fitojmë”, shtoi ai.

“Zizou (Zinedine Zidane) është simboli i historisë sonë dhe dua ta falënderoj që vazhdon të jap më shumë. Ti ke qenë lojtari më i mirë në botë, tani je edhe trajneri më i mirë në botë”, iu drejtua Perez Zidanit.

“Ëndrra jonë është që të rikthemi këtu me katër qershor dhe të festojmë sërish. E di se ky ekip ka shpirtin e duhur për ta fituar të 12’tën. Ky është Reali, këtë e din lojtarët, gjithashtu edhe Zidane”, theksoi mes tjerash numri një i Los Blancos.

the authorE B