Florentino Perez ka insistuar se kurrë nuk do të lejonte shitjen e yllit Cristiano Ronaldo
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka thënë se skuadra e tij nuk lejon largimin e lojtarëve më ët mirë, duke aluduar në kalimin e Neymar në PSG.
Ai tha se kurrë nuk do ta shiste Ronaldon, edhe nëse do të paguanin me arë sa është pesha e tij.
“A kam menduar ta shes Ronaldon? Kurrë. Edhe nëse do ta paguajnë sa pesha e tij në ar, ne nuk do ta shesim”, tha Perez.
Ronaldo gjatë kësaj vere thuhej se dëshiron të largohet, por ai është kthyer në stërvitje me skuadrën dhe është gati për ndeshjen e nesërme ndaj Manchester Unitedit në Superkupën e Evropës. /Express/