Tech

Përditësimi i ri i Chromet sjell veçoritë e reja

Nëse jeni duke përdorur sistemin operativ Chrome çdo ditë, e dini që ka disa gjëra që duhet të përmirësohen.

Google, është duke u munduar që të përmirësojë sistemin e tij operativ dhe sipas informacioneve të reja, gjiganti i kërkimit është duke punuar në veçoritë e reja të cilat do të ndihmonin që përdoruesit të marrin njoftime lehtësisht, transmeton Koha.net.

Sipas informacioneve të fundit, sistemi operativ Chrome do të ketë mundësi të marrë njoftime drejtpërdrejtë nga “Lock Screen” (ekrani i mbyllur). Po ashtu, do të ketë aftësinë edhe që të detektojë kur është klikuar butoni “Chrome OS styuls”.

Sa i përket lansimit, ende nuk dihet se kur do të lansohen këto veçoritë e reja.

the authorE B