Kompania “Japan Display” ka bërë të ditur sot se do të shuajë 3.700 vende pune, të cilat përbëjnë rreth 30 për qind të fuqisë së saj punëtore, pasi që prodhuesi i ekraneve për telefona të mençur ka shënuar humbje në çerekun e kaluar, transmeton KosovaPress.
Duke përkujtuar se në treg ekziston një konkurrencë e ashpër, kompania nga Tokio ka precizuar se do të shuajë 3.500 pozita në fabrikat jashtë vendit dhe 240 vende pune në Japoni, transmeton AFP.





















