Sport

Pas Realit e Barcelonës, edhe gjiganti italian interesohet për Ceballos

Edhe Juventusi ka hy në garë për Dani Ceballos.

Pas Real Madridit e Barcelonës, edhe Juventusi ka hy në garë për mesfushorin e Spanjës, Dani Ceballos, klauzola e të cilit është 15 milionë euro.

Mundo Deportivo raporton se Juve ka kontaktuar Real Betisin dhe është e gatshme të paguajë klauzolën e lojtarit prej 15 milionë eurove.

Në anën tjetër, Sky Sport Italia dhe mediat tjera spanjolle raportojnë se Real Madridi ka ofruar 20 milionë euro, me mundësinë që të qëndrojë një vit në formë huazimi – diçka që i konvenon Betisit.

Ceballos është ai që do ta ketë fjalën e fundit. Pasi u zgjodh lojtari më i mirë në Euro U-21, spanjolli konfirmoi se shumë shpejt do të marrë një vendim për të ardhmen. /Express/

the authorE B