Tech

Paralajmërohet videoloja e re Need for Speed (Video)

Kompania e njohur e videolojërave, EA, ka prezantuar videolojën e re të Need for Speed si dhe ka konfirmuar se ajo do të jetë në dispozicion nga muaji nëntor i këtij viti.

Videoloja e re quhet Need for Speed Payback, e cila luhet në Fortune Valley – një qytet i imagjinuar, transmeton Koha.net. Lojtarët do të mund të luajnë këtë video-lojë në tri karaktere, të cilët kërkojnë të hakmerren kundër The House, një kartel i fuqishëm.

“Need for Speed rikthehet këtë vit për të sfiduar atë që lojtarët presin nga video-lojërat me gara. Ne ende jemi duke ofruar atë që fansat dëshirojnë rreth kësaj franshize – një sërë veturash mbresëlënëse, garat intensive dhe ndjekjet të hapura nëpër botë – por me Need for Speed Payback, ne jemi duke i bërë të gjitha këto elementet së bashku në një eksperiencë të re të vozitjes”, ka thënë Marcus Nilsson, prodhues ekzekutiv.

Videoloja Need for Speed Payback do të jetë në dispozicion për PS4, Xbox dhe kompjuter personal nga 10 nëntori i këtij viti.

the authorE B