Sport

Panucci mbërrin në Tiranë: Jam shumë i lumtur (Video)

Christian Panucci ka mbërritur në Tiranë mbrëmjen e së martës. AI pritet të emërohet trajneri i Kombëtares shqiptare.

Trajneri italian, Christian Panucci tashmes gjendet në Tiranë. Ai do të prezantohet si trajneri i ri i Kombëtare shqiptare sot pasdite gjatë një konference për shtyp.

“Po, jam i lumtur, por do të shihemi nesër. Për çdo gjë do të flasim nesër”, tha Panucci për Top Channel pas arritjes në Tiranë.

Ish lojtari i Milanit, Romës, Real Madridit Chelsea dhe Interit ka drejtuar skuadrat italiane Livorno dhe Ternana.

Kurse, për një kohë ka qenë edhe ndihmës i strategut italian, Fabio Capellos te përfaqësuesja e Rusisë.

the authorE B