Mbrojtësi i AC Milanit, Leonardo Bonucci mendon se skuadra e tij nuk bëri paraqitje të mirë në përballje me Rjekën, raportojnë mediat italiane.
“Rossonerët” mezi mundën Rjekën (3-2), në kuadër të fazës së grupeve në Europa League.
Bonucci thotë se në duel me skuadrën kroate e rëndësishme ishte vetëm fitorja. Ai kërkon përqendrim maksimal në duel me Romën.
“Rendësi kishte fitorja. Tani përqendrimi shkon vetëm tek Roma”, ka thënë Bonucci.
Milan dhe Roma do të ndeshen këtë fundjave në derbin e madh italiane.