Tech

Nuk do ta besoni kurrë sa shtrenjtë është shitur ky Peugeot 104-vjeçar

Një model i Peugeot, 104 vjeç i vjetër, i quajtur “Babai i të gjitha veturave garuese”, është shitur për një çmim rekord prej 6.14 milionë eurove.

Peugeot L45, i vitit 1913, pa tavan, ishte i aftë të arrinte shpejtësinë mbi 160 kilometra në orë, që është më shpejtë sesa Peugeot 108 modern.

Fillimisht pritej të shitej për 4 milionë euro, por kur doli në ankand kaloi këtë shumë, duke u shitur për 6.14 milionë euro, transmeton koha.net.

Ky çmim i shitjes është rreth 350 herë më shumë se sa një model i ri i markës franceze, e katër herë më shumë se sa rekordi i mëparshëm i shitjes së ndonjë Peugeot.

Marka franceze njihet më shumë për vetura familjare për çmim të përballueshëm por ky model me dy ulëse është njëri nga veturat më të rëndësishme në historinë motorike sportive.

L45 kishte motorin revolucionar 4.5 litërsh, që prodhonte 112 kuaj fuqi, ndërsa është lansuar kur Peugeot dominonte në gara.

the authorE B