Alba është xheloz për formën e lartë të Iscos, për faktin se luan për rivalin e Barcelonës, Real Madridin.
Isco është në një formë fantastike këtë vit, si me Real Madridin ashtu edhe me Spanjën.
Albas, me të cilin mesfushori i Realit ndan dhomën e zhveshjes te përfaqësuesja e Spanjës, duket se nuk i pëlqen edhe shumë kjo formë e mirë e Iscos, për faktin se mesfushori spanjoll aktivizohet te Los Blancos.
“Isco, në nivelin e Xavit ose Iniestas? Krahasimi nuk është asnjëherë i mirë. E njoh atë që shumë vite dhe aktualisht është në një nivel të lartë, një ndër më të mirët në botë. Nuk më pëlqen ta shoh në këtë nivel pasi luan për rivalët”, deklaroi Alba.
Isco ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar katër asistime deri më tani këtë sezon për Realin. /Gazeta Express/