Sport

Nuk ndalet Llapi

Llapi ka regjistruar tjetër fitore në Superligë, duke e mposhtur 3:0 Vëllaznimin.

Lideri i Superligës së Kosovës, Llapi në krye me trajnerin, Bledi Shkëmbi, ka vazhduar me formën e mirë edhe në xhiron e 17’të, shkruan Gazeta Express.

Llapjanët morën tri pikë në udhëtim te Vëllaznimi, duke triumfuar 0:3 me golat e Mentor Xhdrellës (45+1’) dhe Berbatovci (50’ e 90+1’).

Pas kësaj fitore, Llapi ka shkuar në kuotën e 33 pikëve, pesë më shumë se ndjekësi më i afër, Prishtina, që të dielën përballet me Gjilanin. /Gazeta Express/

the authorE B