Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, e ka mposhtur xhudisten nga Panamaja, Miryam Roper, duke siguruar finalen në Tunis Grand Prix.
Nora fitoi me lehtësi ndaj Roper në kategorinë deri 57 kilogramë në Tunizi, transmeton Express.
Nora me këtë fitore ia ka siguruar Kosovës medaljen e argjendtë dhe do të luftojë për të Artën në finale. /Express/