Audi Q5, lëshoje rrugën, tani dominon BMW.
Siç edhe pritej, BMW dje prezantoi modelin e ri X3. SUV e re inkorporon gjuhën e re të dizajnit nga BMW, është 55 kg më e lehtë se modeli paraprak dhe boshti i rrotave është zgjeruar me 5.6 cm për të rritur hapësirën brenda në kabinë, transmeton Express. Përpara vërehet grilli tredimensional dhe dritat e mjegullës në formë gjashtë këndore. Kapaku i motorit më i gjatë dhe dy gypat e shkarkimit të gazrave i japin një pamje muskulore.
Dy motor me naftë dhe tre me benzinë janë zgjedhjet që do ofrohen me këtë model. Motori me benzinë me 265 kW/360 kf BMW X3 M40i (shpenzimet e kombinuara: 8.4 – 8.2 l/100 km), pasuar nga motori tjetër me benzinë BMW X3 xDrive30i i cili prodhon 185 kW/252 kf (shpenzimet e kombinuara: 7.4 l/100 km). Në rangun e motorëve me naftë janë ai BMW X3 xDrive20d me 140 kW/190 kf (shpenzimet e kombinuara: 5.4 – 5.0 l/100 km) dhe ai BMW X3 xDrive30d me 195 kW/265 kf (shpenzimet e kombinuara: 6.0 – 5.7 l/100 km).