Sport

Neymar zbulon pse u largua nga Barcelona dhe zgjodhi PSG-në

Neymar, i cili ka heshtur deri më tani, ka zbuluar arsyet e largimit nga Barcelona dhe transferimit në PSG
Ylli brazilian, Neymar ka dashur që të provoj diçka të re në futboll dhe për këtë arsyeje ka vendosur që nga Barcelona të transferohet në PSG

“Unë jam shumë i që kam ardhur në një klub të madhe, dhe në një qytet të mrekullueshëm. Me padurim e pres që të zhvilloj stërvitjen e parë”, ka deklaruar Neymar në konferencën për media.

“Unë kam kërkuar sfidë të re dhe për këtë jam larguar nga Barcelona. Zemra ime ka kërkuar që unë të transferohem në PSG, dhe do të bëj çmos që të fitoj tituj me këtë ekip”, ka thënë ai.

Reprezentuesi i Brazilit thotë se nuk është larguar nga Barcelona për shkak sa ka qenë nën hijen e Lionel Messit.

“Nuk kam qenë i ndikuar për të bërë këtë zgjedhje, nuk jam larguar nga Barcelona për shkak të mungesës së lidershipit ose sepse u ndjeja siklet”, shtoi Neymar.

“Ky ishte në nga vendimet më të vështira në jetë tim. Unë kam qenë i lumtur për katër vite në Barcelonë. Dua të falënderoj të gjithë lojtarët që kam luajtur”, deklaroi Neymar. /Express/

the authorE B