Snapchat sapo ka shtuar një mori veglash për t’i përmirësuar snapet tuaja.
Aplikacioni prezantoi tri “vegla të reja kreative” të mërkurën: ilustrime në prapavijë për t’i shtuar në fotot tuaja, filterë të zërit për të ndryshuar zërin dhe një mundësi për të shtuar linqe në fotografitë dhe videot tuaja.
Ilustrimet në prapavijë, të quajtura ‘backdrops’, mund të vendosen prapa objekteve në fotografitë tuaja, transmeton Gazeta Express.
Thjeshtë prekni objektet të cilat dëshironi të paraqiten në fotografinë tuaj dhe më pas zgjedheni një ‘backdrop’.
Filterët e zërit ju mundësojnë që të bëni video-snape me efektet e njohura të Snapchat për ndryshimin e zërit, pa pasur nevojë për lentet e animuara.
Pasi të incizoni një video, duke prekur ikonën e zmadhuesit do të mund të parashikoni dhe ndryshoni zërin.