Sport

Nadal: S’e shoh veten duke luajtur në të njëjtën moshë si Federer

Rafael Nadal, 31-vjeçar, do t’i futet sezonit të ri në vitin 2018 me vetëbesimin e fituar nga rimarrja e vendit të parë në ranglistën botërore në tenis dhe me fitimin e titujve grand slam në Ronald Garros dhe US Open.
Por, spanjolli nuk mendon se do t’ia dalë të qëndrojë aq gjatë në tenis sa legjenda zvicerane dhe rivali i tij më i madh, Roger Federer, i cili ende luan në nivel të lartë përkundër se është 36-vjeçar, transmeton Express.

Për ta shënuar 50 vjetorin e të përditshmes spanjolle “AS”, Nadal u shpall atleti më i madh në histori të Spanjës.

Spanjolli ka folur për karrierën e tij, të cilën e ka përshkruar si diçka më shumë se që e kishte imagjinuar.

“Kur isha 26 vjeç, nuk mendoja se do të mund të luaja në moshën 31-vjeçare. Dhe tani nuk e shoh veten duke luajtur në të njëjtën moshë si Federeri. Por, s’i dihet kurrë, sepse krejt varet nga gjendja fizike, entuziazmi për të vazhduar dhe të qenit i përgatitur për të luajtur”, ka thënë Nadal. /Express/

the authorE B