Ford Mustang GT 2018 do të arrijë përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra për orë në “më pak se katër sekonda”, sipas një njoftimi të ri të kompanisë.
Modeli 2018 i kompanisë ka motor 5.0-litra me 460 kuajfuqi, që është për 25 kuajfuqi më shumë se modeli i kaluar.
Për të arritur këtë përshpejtim fantastik, automobilit i duhet një marsh automatik me dhjetë shpejtësi.
Modeli i ri do të lansohet më 25 korrik dhe do të dalë në shitje më vonë gjatë vitit.