Tech

Mulgari Automotive prezanton Mini Cooper S me 280KF [FOTO]

Kompania Britanike për modifikimin e veturave, Mulgari Automotive ka njoftuar për programin më të ri të kësaj kompanie të quajtur Signature Vehicles qëllimi i të cilit program është ndërtimi i modeleve të caktuara në bazë të nevojave dhe kërkesave specifike të klientit.

Modeli i parë i këtij programi është Mulgari F56 SV i cili është një Mini Cooper S i gjeneratës së fundit i modifikuar sipas specifikave të klientit, transmeton Express. Pamja e jashtme ka një karakter më agresiv duke u kompletuar me rrotat 18 inç si dhe sistemi i ri i tubave për shkarkimin e gazrave.

Motori 2.0-litër turbo tani prodhon 280 kf dhe 393 Nm torkë. Kjo arrihet falë programit të Mulgari për menaxhimin e motorëve, sistemit të ri për shkarkimin e gazrave si dhe sistemit të ftohjes.

the authorE B