Marouane Fellaini nuk është në shitje, insiston Mourinho.
Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka hedhur poshtë mundësin e largimit të Marouane Fellaini nga “Old Trafford”, transmeton Gazeta Express.
Portugezi ka thënë se belgu është shumë i rëndësishëm për të dhe nuk e ka ndërmend ta lë të largohet.
Madje edhe bëri shaka në konferencën për media para gazetarëve, duke thënë se Galatasaray më lehtë mund ta marrë Mourinhon se Fellainin.
“Është më lehtë për Galatasaray që të më marrë mu, se Fellainin. Ai është shumë i rëndësishëm për mua. S’ka shans”, ka deklaruar Mourinho. /Gazeta Express/