Mourinho nuk është i kënaqur me paraqitjet e Henrikh Mkhitaryan.
Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, nuk është aspak i kënaqur me paraqitjet e fundit të mesfushorit, Henrikh Mkhitaryan, sipas të cilit armeni është “zhdukur”.
“Nuk kam qenë aspak i lumtur me paraqitjet e tij të fundit”, tha Mourinho. “Nuk po flas për një apo dy, po për tri, katër apo pesë”.
“Ai e nisi sezonin mirë dhe më pas hap pas hapi u zhduk. Ka pasur rënia në gjitha aspektet; gola, asiste, pasime të mira, rikuperime të topit, duke mos sjell shumë si numër 10 në ekip”.
“Kjo ishte mjaftueshëm sepse të tjerët punojnë shumë për të pasur një rast”, theksoi mes tjerash Mourinho, duke paralajmëruar atë se do ta largojë nga formacioni. /Gazeta Express/