Sport

Mourinho: Ky ekip është kandidat për ta fituar titullin në Premierligë

Jose Mourinho këmbëngul se Manchester United janë kandidatë për ta fituar titullin në Premierligë këtë sezon.

Manchester United synon ta fitoj titullin e kampionit në Premierligë në sezonin e ri. Këtë e ka konfirmuar edhe Jose Mourinho.

“Unë nuk mendoj se ne jemi kandidatë të mëdhenj për titullin, por ne jemi kandidatë. Ne jemi më të mirë se sezonin e kaluar dhe shpirti është fantastik”, ka deklaruar Mouirnho për Mirror, përcjell Express.

Strategu portugez deri më tani ka sjell dy përforcime të mëdha: Victor Lindelofin dhe Romelu Lukakun.

Por, Special One po synon që në Old Traffrod të transferoj edhe Ivan Perisicin (Inter) dhe Nemanja Maticin (Chelsea). /Express/

the authorE B