Rajon & Botë

Militantët e PKK-së i vrasin 2 zyrtarë të Erdoganit në lindje të Turqisë

Militantët kurdë i kanë vrarë dy zyrtarë të partisë udhëheqëse në lindje të Turqisë, njoftojnë autoritetet turke.
Orhan Mercan, zëvendës-kryetar i Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) në rrethinën Lice në provincën Diyarbakir, u qëllua me armë para shtëpisë së vet të premten në mbrëmje dhe vdiq nga plagët, njofton zyrtar e guvernatorit provincial, transmeton Express.

Militantët vranë Aydin Ahi, zëvendës-kryetarin e AKP-së në rrethinën Ozalp në provincën Van të shtunën në mbrëmje, njofton zyra e guvernatorit. Burimet bëjnë të ditur se militantët e rrëmbyen Ahin nga shtëpia e tij nën kërcënimin e armës dhe e vranë afër shtëpisë.

Ministri i Energjisë i Turqisë, Berat Albayrak shkroi në Twitter se militantët e Partisë së Punëtorëve Kurdistian (PKK) i kanë vrarë të dy zyrtarët e AKP-së.

Por, PKK ende nuk ka komentuar rreth këtyre vrasjeve, megjithëse në të kaluarën ky grup i ka sulmuar zyrtarët e partisë në pushtet./Express/

the authorE B