Klubi italian nuk mendon shitjen e portierit 18-vjeçar.
Gianluigi Donnarumma është një nga portierët më perspektivë në futboll dhe të gjitha skuadrat e mëdha kërkojnë ta rrëmbejnë atë nga Milani.Së fundmi Real Madrid është futur në garë për Donnarumman, por përgjigja e Milanit ka qenë e menjëhershme, duke refuzuar bisedimet për 18-vjeçarin, transmeton KosovaPress.
Megjithatë e ardhmja e Donnarummas do të varet shumë edhe me situatën e Milanit që është në pritje për të kaluar në duart e kinezëve. Nëse një gjë e tillë nuk realizohet vetë agjenti i portierit, Mino Raiola ka paralajmëruar se Gigi do të shkojë në një skuadër më të fortë.Milani insiston për t’i vazhduar kontratën e Donnarummas deri në vitin 2020, duke i ofruar atij një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon. /KosovaPress/