Klubi italian do të mundohet që ta transferojë Cesc Fabregasin nga Chelsea në muajin janar.
Nuk është hera e parë që Milani lidhet me mundësinë e transferimit të mesfushorit spanjoll, mirëpo kësaj here mund të realizohet, transmeton Gazeta Express.
Milani mund ta marrë spanjollin me një shumë të volitshme, dhe prezenca e tij në skuadrën e Gattusos do t’i ndihmonte Gonazlo Higuainit për të pasur më shumë raste për të shënuar.
31-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin londinez dhe Chelsea mund ta shesë atë në muajin janar në mënyrë që të mos i ikën i lirë në verë.
Ai po ashtu është duke vuajtur që të gjejë hapësirë në formacionin bazë nën menaxhimin e trajnerit të ri, Maurizio Sarrit.
Që prej transferimit të tij në Chelsea në vitin 2014, 31-vjeçari i ka bërë 183 paraqitje, ka shënuar 21 gola dhe i ka bërë 55 asistime. /Gazeta Express/