Emre Mor, ylli i ri i Turqisë, mund t’i bashkohet Milanit
Transferimi i Emre Mor nga Borussia Dortmund në Inter mund të dështojë. Reprezentuesi turk ka mbërritur ditë më parë për teste mjekësore në Inter, por gjithçka mund të dështojë.
Sipas mediave turke, Mor është afër transferimit te skuadra rivale e qytetit, Milan, përcjell Express.
Një mosmarrëveshje me Interin i ka hapur rrugë Milanit që ta tentojë blerjen e turkut në formë të huazimit, me mundësi blerje në fund të sezonit. /Express/