Milan dhe Juventus do të përballen sonte nga ora 18:00, në San Siro, në kuadër të xhiros së dhjetë të Serie A
E përditshmja sportive italiane, Gazzetta dello Sport, ka publikuar formacionet e mundshme të të dy skuadrave.
Në këtë takim Rossonerët do të jenë pa kapitenin, Leonardo Bonucci, i cili është i suspenduar, dhe të lënduarit: Calabria, Conti dhe Bonaventura.
Kurse, kampioni aktual i Italisë do të jetë pa Hoewedes, Pjacan dhe Benatian, të cilët janë të lënduar. /Express/