Milanit po i rikthehen lojtarët nga lëndimi para derbit me Interi
Vincenzo Montella, trajneri i Milanit, ka marrë një lajm të mirë pas seancës stërvitore, e cila është zhvilluar të shtunën paradite.
Sipas Sky Sport, sulmuesi kroat, Nikola Kaliniç po vazhdon punën e rimëkëmbjes dhe pritet të jetë gati për derbin ndaj Interit, i cili luhet me 15 tetor.
Kurse, me ekipi në stërvitje ka dal edhe mesfushori, Giacomo Bonaventura, përcjell Gazeta Express.
Ndërsa, në dyshim për ndeshje ndaj Interit është mbrojtësi argjentinas, Mateo Musacchio, i cili ka pësuar një lëndim. /Express/