Sport

Mihajlovic zbulon kubin e Belottit për sezonin e ri

Andrea Belotti nuk do të largohet nga Torino.

Trajneri i Torinos, Sinisa Mihajlovic u ka dhënë fund zërave rreth të ardhmes së sulmuesit italian, Andrea Belottit

Trajneri serb e bëri të qartë se sulmuesi do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe sezonin e ardhshëm.

“Presidenti Urbano Kairo ka qenë i qartë: Kush dëshiron Belottin duhet paguar 100 milionë”, ka deklaruar Mihjlovic.

“Unë jam i kënaqur që Belotti është me ne. Ekziston një marrëdhënie e madhe, besim dhe dashuri”, ka theksuar ai.

Reprezentuesi i Italisë është kërkuar nga skuadrat e mëdha si: Milan, Manchester United dhe Chelsea. /Express/

the authorE B