Klubi anglez ka ndarë rrugët me trajnerin Aitor Karanka.
Middlesbrough i ka treguar derën trajnerit spanjoll Aitor Karanka pas rezultateve të dobëta të ekipit në Premier Ligë.
Ish-ndihmësi i Jose Mourinhos te Real Madridi, kishte marrë drejtimin e klubit anglez para katër vitesh derisa ata luanin në Championship dhe nga pozita e 20 në tabelë, kishte arritur t’i inkuadronte ata në Premier Ligë stinorin e shkuar, transmeton KosovaPress.
Përkundër kësaj, ecuria e dobët në elitën e futbollit anglez dhe pozita e 19 në tabelë me vetëm 22 pikë të mbledhura, ka bërë që drejtuesit e klubit ta largojnë nga puna 43-vjeçarin.
“Të dyja palët kanë rënë dakord që ndryshimi është në interesin e klubit”, thuhet në njoftimin e Middlesbrough.Drejtimin e klubit do ta marrë ndihmësi i Karankas, Steve Agnew që për mision do ta ketë shpëtimin e skuadrës nga rënia në një ligë më poshtë. /KosovaPress/