Microsoft prezantoi të Dielën në Konferencën E3 një prej produkteve më të shumëpritura të industrisë së lojëra, konsolën Xbox One X.
Konsola del në shitje më 7 Nëntor me çmim prej 499 dollarësh. Xbox One X vjen si rezultati i Projektit Scorpio, dhe është konsola më e vogël ndërtuar ndonjëherë.
Scorpio ishte emri i koduar i konsolës së re. Gjatë konferencës Microsoft demonstroi lojën Forza Motorsport 7. 4K dhe 60 frekuenca në sekond do të jenë standart për Xbox One X.
Hardueri i konsolës vijon si mëposhtë:
Procesori: Tetë bërthama X86 të përshtatura me frekuencë 2.3 Ghz
Grafikat: 40 njësi përpunimi me frekuencë 1172 Mhz
Memorja: 12GB GDDR5
Bandwidth-i: 326GB/s
Hardisku: 1 Terabajt 2.5 inç
Disku Optik: 4K UHD Blu-ray
Jo vetëm që ky harduer përfaqëson një përmirësim të ndjeshëm me modelet e vjetra Xbox, por lë pas edhe performancën e PlayStation 4 Pro. Microsoft premtoi mbështetje për lojërat origjinale të Xbox përveç atyre të Xbox One dhe Xbox 360.