Tech

Microsoft lëshon një aplikacion perfekt për të verbërit (Video)

Microsoft e ka publikuar një aplikacion shumë të përshtatshëm për të verbërit.

“Seeing Al” i njeh shumicën e gjërave dhe ua transmeton të verbërve se për çfarë bëhet fjalë.

Jo vetëm që i njeh objektet, por ky aplikacion arrinë që të identifikojë edhe shkrimet në libra, dokumentet zyrtare dhe përmbajtjen e fotografive.

Microsoft beson se kjo do të jetë ndihmesa më e madhe teknologjike në raport me të verbërit./Indeksonline/

the authorE B