Sot do të jetë një ditë për t’u shijuar për Arsenalin.
Me Pierre-Emerick Aubameyang që do të zyrtarizohet si lojtar i Arsenalit gjatë ditës, Mesut Ozil është i gatshëm ta hedhë nënshkrimin në një kontratë të re, raporton Bild, përcjell Express.
Kontrata aktuale e mesfushorit gjerman me Arsenal skadon gjatë kësaj vere.
Sipas Bild, Ozil është pajtuar ta vazhdojë kontratën me Arsenalin pasi është bindur dhe mahnitur nga transferimet e janarit të klubit londinez. /Express/