Sport

Messi: Po e shijoj futbollin çdo ditë e më shumë

Pasi e fitoi për herë të katërt në karrierë çmimin për top golashënuesin e Evropës “Këpuca e Artë”, Lionel Messi ka theksuar se është duke e shijuar futbollin çdo ditë e më shumë.

“Kam vazhduar të rritem brenda dhe jashtë fushës. Jam duke i përmirësuar dhe shtuar gjëra të reja në lojën time, kënaqem çdo ditë e më shumë duke luajtur futboll”, ka thënë Messi, pasi e pranoi çmimin nga bashkëlojtari i tij, Luis Suarez, transmeton Express.

Messi e barazoi Ronaldon në këtë departament. Portugezi dhe argjentinasi janë dy futbollistët e vetëm që i kanë fituar nga katër çmime të “Këpucës së Artë”.

/Express/

the authorE B