Sport

Messi për krizën e Realit: “Ata do të luftojnë për gjithçka, sepse gjithmonë ka qenë kështu”

Pavarësisht 10 pikëve avantazh të Barcelonës Messi nuk beson se Reali është jashtë garës për titull.

Lionel Messi ka folur për shumë gjëra në një intervistë të gjatë për Marca, pas pranimit të Këpucës së Artë (të premten), e katërta në karrierë aq sa ka edhe Cristiano Ronaldo.

Argjentinasi u ndal edhe te forma e Los Blancos.

“Çfarë mendoni për krizën e Reali, është vetëm në rezultate apo më shumë? Është diçka që ndodh në futboll”, u shpreh Messi.

“Nuk është hera e parë që e shoh Real Madridin në një situatë të tillë në La Liga”, shtoi pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.

“Por, në fund do të jetë duke luftuar për gjithçka, për ekipin që është, lojtarët që ka, për shkak se gjithmonë ka qenë kështu”, theksoi mes tjerash ai. /Gazeta Express/

the authorE B