Sport

Messi e kalon Ronaldon, synon rekordin e Peles

10 magjik ka realizuar 64 gola me Argjentinën. Ai ka kaluar fenomenin Brazilian, Ronaldon dhe është afër rekordit të Peles.
Me het-trikun kundër Haitit, Lionel Messi ka shkuar në kuotën e 64 finalizimeve me Kombëtare, duke lënë prapa fenomenin Ronaldo, që me Brazilin kishte shënuar 63 gola.

Leo Messi tani synon rekordin e Pele, që ka shënuar 77 gola me Kombëtare.

Cristiano Ronaldo tashmë ka kaluar dy legjendat e Brazilit, ai aktualisht numëron 81 gola me Kombëtaren e Portugalisë. /Gazeta Express/

the authorE B