120 milionë funte, kjo është oferta e Barcelonës për Coutinhon.
Barcelona është e gatshme të investojë pas shitjes rekord të Neymarit, duke tentuar transferimin e yllit të Liverpoolit, Philippe Coutinho, reporton “Daily Star”, transmeton Gazeta Express.
Katalanasit kanë nevojë për një emër të madh pasi Paris Saint-Germaini ia shkatërroi MSN-në, duke transferuar sulmuesin brazilian.
Coutinho është vetëm njëri prej të shumtëve që Barcelona po tenton të zëvendësojë Neymarin, për tw cilin “Daily Star” raporton se ka gati 120 milionë funte.
Talenti i Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele dhe ai i Juventusit, Paulo Dybala, janë të tjera opsione. /Gazeta Express/