Tech

Mësohet data e premierës së Ford Ranger Raptor

Së fundmi, kompania e njohur Ford ka paralajmëruar modeli i ri Ranger Raptor, dhe tani është mësuar se kur do të promovohet.
Ford Ranger Raptor premierën botërore do ta mbajë më 7 shkurt të vitit të ardhshëm në Bangkok, Tajlandë, transmeton Koha.net.

Sipas uebsajtit të njohur australian për automobilizëm, Motoring, Range Raptor do të vijë me motor dizel 2.0-litër Turbo me katër cilindra në vend të 3.5-litër V6 Twin-Turbo që e ka modeli aktual F-150 Raptor.

Fuqia e motorit të ri dizel ende nuk është zbuluar, por pritet të ketë më shumë se 197 kuajfuqi të cilat i prodhojnë motorët 3.2-litër me pesë cilindra të versioneve standarde të Rangerit.

Gjithashtu, motori i ri dizel pritet të jetë i kombinuar me marshin e ri automatik prej 10 shpejtësive, të cilin e kanë punuar së bashku Ford dhe General Motors.

the authorE B