Kompania e njohur kineze, Xiaomi, është duke shpërndarë ftesa për një ngjarje, që do të mbahet më 26 korrik, në të cilën do të zbulojë smartfonin e ri Mi 5X.
Në ftesë mund të shihet pjesa e pasme e smartfonit të ri i cili vjen me kamerën kryesore të dyfishtë sikur të modelit Mi 6, si dhe me sensorin për gishtërinj, transmeton Koha.net.
Po ashtu, ftesa zbulon edhe se Mi 5X do të vijë me ndërfaqen më të fundit MIUI 9, e cila do të debutojë po aty zyrtarisht.
Xiaomi Mi 5X ende është mister në një farë mase. Sipas disa raportimeve të mëparshme, smartfoni i ri pritet të vijë me ekran 5.5-inç me rezolucion prej 1080 pikselë, procesor Snapdragon 625, si dhe me 4 GB RAM memorie.
Ndërkaq, sa i përket çmimit, Mi 5X pritet të kushtojë rreth 250 euro.