Tech

Mësohet çmimi i Soft Gold OnePlus 5

Telefoni OnePlus 5 premium është prezantuar në qershor dhe tash kompania kineze paralajmëron se së shpejti do të publikojë edhe edicionin e pajisjes Soft Gold.

Versioni Soft Gold i telefonit OnePlus 5 do të jetë i pranishëm në vetëm një konfigurim – me 6GB RAM dhe 64GB hapësirë për ruajtje.

Konfiguracioni me 8GB RAM dhe 128GB hapësirë për ruajtje është i rezervuar për modelet Midnight Black dhe Slate Gray, transmeton KosovaPress.

Soft Gold OnePlus 5 do të jetë i pranishëm përmes ueb sajtit OnePlus në sasi të limituara, me çmim prej 479 dollarësh.

Përveç ngjyrës, karakteristikat tjera janë identike me telefonin origjinal OnePlus 5.

the authorE B