BlackBerry së fundmi prezantoi telefonin e mençur të quajtur Motion, i cili pritet të dalë në shitje në Europë.
Pajisja e re tashmë ka filluar të shpërndahet nëpër dyqanet europiane dhe do të kushtojë 499 euro.
BlackBerry Motion do të vijë me procesorin Qualcomm Snapdragon 625, 4 gigabajt RAM dhe 32 gigabajt memorie të brendshme.
Telefoni ka ekranin 5.5-inç Full HD. Kamera kryesore e këtij telefoni është 12 megapixel ndërsa ajo ballore 8 MP.
BlackBerry Motion operon me sistemin Android 7.1 Nougat dhe ka baterinë 4000 mAh.