Batistuta ishte mërzitur në fillim kur Messi ia theu rekordin me fanellën e Argjentinës, por diçka e tillë tani e lumturon ish sulmuesin e Romës, Interit dhe disa klubeve tjera.
Një ndër më të mirët e Argjentinës, Gabriel Batistuta, ka bërë të ditur se ishte mërzitur kur Lionel Messi ia kishte thyer rekordin për gola të shënuar, por në anën tjetër është i lumtur që kjo u arrit siç ka thënë ai “nga një jashtëtokësorë”.
Messi theu rekordin e Batistutas prej 54 golave për Argjentinën në Copa America Centenario vitin e kaluar, që nga atëherë ka shkuar në shtatë gola diferencë.
“A jam i bezdisur se Messi ka shënuar më shumë se unë? Po, nuk mund ta mohoj”, tha ai për “Telefe”.
“E kisha shumë për zemër atë rekord. Në gjithë botën më kujtonin si goleadori i historisë së Argjentinës”.
“Besoj se Messi, me këto hapa, do të arrijë dyfishin e golave të mi. Gjëja pozitive është se renditem menjëherë pas një jashtëtokësori”, shtoi mes tjerash Batistuta. /Gazeta Express/