Tech

Mercedes-AMG po përgatit veturë për përditshmëri me motor të Formula 1

Mercedes-AMG hiper-veturën e saj afër tre milion euro me motor të F1 do ta prezantojë zyrtarisht muajin e ardhshëm në panairin e veturave që do të mbahet në Frankfurt të Gjermanisë.
Kjo kompani, me hiper-veturë e quajtur Project One dhe disa modele të tjera do të shënojë 50 vjetorin. Dërgesat për këtë hiper-veturë do të fillojnë në vitin 2019.

Mercedes-AMG Project One, sipas njoftimeve të mëparshme nga fabrika, do të kushtojë 2.275.000 euro. Duhet theksuar se kjo hiper-veturë do të legalizohet për vozitje në të gjitha rrugët dhe se do të jetë në dispozicion me teknologjinë nga Formula 1.

Hiper-vetura Project One do të vijë me motor 1.6-litër V6 Turbo, nga Formula 1, me kapacitet prej 759 kuajfuqi dhe katër motorë elektrikë – tre me kapacitet prej 120 kW/ 163 kuajfuqi dhe njëri me 80 kW/ 109 kuajfuqi, përcjell Koha.net. Motorët elektrikë kanë baterinë litium-jon dhe kjo hiper-veturë vjen me sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat dhe marshin manual të automatizuar me tetë shpejtësi.

Fuqia e kombinuar e Mercedes-AMG Project One në total është 1035 kuajfuqi dhe duhet theksuar se kjo hiper-veturë do të mund të lëvizë edhe vetëm me motorë elektrikë, ku do të mund të kalojë deri në rreth 30 kilometra.

Qëllimi i Mercedes-AMG është që kjo hiper-veturë të peshojë “më pak se 1300 kilogramë” dhe përmendet se shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra mund ta arrijë për më pak se 2,5 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 355 km/h.

Mercedes-AMG Project One do të ofrohet në një seri të kufizuar vetëm prej 275 njësive.

Natyrisht, kjo nuk është e vetmja risi që Mercedes është duke përgatitur për panairin e Frankfurtit sepse vizitorët nga 14 deri më 24 shtator, ndër të tjera, do të mund të shohin edhe versionin e ristilizuar të S-Class Coupe dhe kabrio, X-Class Pick-up, konceptin kompakt EQ me sistemin elektronik të tërheqjes, GLC F-Cell EQ Power me hidrogjen e autonomi deri rreth 500 kilometra, si dhe me konceptin e ri elektrik Smart

the authorE B